Të drejtat e njeriut, OKB kritikon Penianin

25/03/2010 19:05

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut ka aprovuar sot në Gjenevë një rezolutë që dënon shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut.

Rezoluta u aprovua me 28 vota në favor, 5 kundër dhe 13 abstenime në një total prej 47 vendesh anëtare.

Shtetet që kundërshtuan rezolutën në fjalë janë Kina, Kuba, Egjipti, Rusia dhe Indonezia, që njihen për dorën e tyre të hekurt ndaj popullit.

Top Channel