
Interi rigjen fitoren pas njw periudhe të gjatë kohe. Në San Siro skuadra e Hoze Murinjos mundi Livornon me rezultatin e pastër 3-0 duke e zhytur edhe më shumë në krizën e saj.
Protagonist në këtë ndeshje për Interin u bë Samuel Eto’o, autor i dy golave të kampionëve të Italisë. Golin e parë Eto e shënoi në minutën e 36 pas një pasimi të saktë të Tiago Motës, por 5 minuta më vonë kamerunasi shënoi edhe golin e dytë, madje në mënyrë spektakolare duke e mposhtur portierin Rubinjo me anë të një roveshate.
Në pjesën e dytë, Maikon vetëm sa vulos përfundimisht fatin e kësaj ndeshjeje me golin e tretë të takimit.
Ndërkohë Milani gjunjëzohet në Tardini të Parmës pas 9 javësh pa humbje në kampionat. Kuqezinjtë u mundën në minutat e fundit të takimit nga skuadra vendase me rezultatin 1-0. Ndërkohë që e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë pasi Pirlo u ndëshkua me karton të kuq. Autori i golit për Parmën ishte Valeri Bozhinov që i dha kështu 3 pikë të cmuara skuadrës së tij.
Nga humbja e Milanit përfitoi Roma që barazon me pikë kuqezinjtë në vendin e dytë. Kryeqytetasit fituan 2-0 ndaj Bolonjës në fushën e kësaj të fundit.
Top Channel