Ronaldo, gishtin e mesit “dhuratë” për tifozët

25/03/2010 15:55

Shkëndija mes Ronaldos dhe tifozëve të Corinthias. Pas paraqitjes zhgënjyese në fushë ish “fenomeni” ka shkuar në parkingun e stadiumit ku tifozët e kanë ndjekur duke hedhur parrulla kundër tij.

Minuta të tensionuara ku futbollistët janë shoqëruar nga policia. Por Ronaldo nuk e ka gelltitur dot këtë situatë duke u treguar gishtin e mesit tifozëve.

Për të evituar përshkallëzimin e situatës, sulmuesi hipi në një makinë dhe u largua menjëherë nga qëndra sportive, ndërsa skuadra u kthye në San Paolo me autobusin e shoqërisë.

Aktualisht Corinthias është jashtë luftës për titullin kampion dhe tifozeria ia ka hedhur gjithë fajin sulmuesit, i cili edhe në ndeshjen e fundit humbi një duzinë rastesh.

Top Channel