Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Gruevski kanë diskutuar për rreth 40 minuta për cështjen e emrit, në selinë e Këshillit të BE-së në Bruksel.

Në përfundim të takimit dy kryeministrat nuk kanë bërë asnjë deklaratë për shtypin, duke e shmangur plotësisht atë.

Megjithatë, burime diplomatike greke kanë deklaruar se dy krerët e qeverive kanë diskutuar mbi propozimin “Republika Veriore e Maqedonisë”, si dhe propozime të tjera, për të arritur sa më shpejt një zgjidhje.

Top Channel