Ndihmë vajzave të trafikuara

25/03/2010 20:30

Jane 105 vajza të trafikuara në gjithë vendin që këtë vit do të kenë mundësi të përfitojnë ndihmë ekonomike, sapo ato të dalin nga qendrat e rehabilitimit.

Nisma më e fundit e qeverisë parashikon që të gjitha vajzat që janë trafikuar apo kanë qenë në rrezik trafikimi, të përfitojnë një ndihmë ekonomike prej 25000 lekësh në muaj.

“Ato do të futen ne skemën e përfitimeve ekonomike sapo të dalin nga institucionet që kujdesen për rehabilitimin. Financimi i OJF-ve do të bëhet duke iu dhënë nje buxhet të caktuar nga qeveria”, ka deklaruar Rudina Seferi, drejtoreshë e shërbimit social në Ministrinë e Punës.

Qeveria ka parashikuar që të akordojë një fond prej 12 milionë lekësh për të mbështetur vajzat të cilat pas kthimit janë refuzuar edhe nga familjet e tyre dhe duhet të qëndrojnë pranë organizatave jo fitimprurëse.

Këto organizma do të monitorohen nga Ministria e Punës, e cila do të financojë qëndrimin e vajzave në këto qendra, ku ato kanë edhe mundësi të marrin profesione, si ne rrobaqepësi, parukeri, etj.

Top Channel