Meta: Qëllimi i PS-së, të pengojë parlamentin

25/03/2010 18:00

Zevendeskryeministri Ilir Meta deklaroi nga foltorja e kuvendit se opozita nuk kërkon zgjidhjen e situatës, por ka si qëllim të pengojë punën e parlamentit.

Duke e cilësuar opozitën si hipokrite dhe se nuk kërkon realisht transparencën e zgjedhjeve, Meta ftoi socialistët që për kërkesën e tyre t’i drejtohen institucioneve përgjegjëse pasi parlamenti nuk mund të dalë mbi Kushtetutën.

“Ata (opozitarët) nuk duan zgjidhjen, por vijnë në parlament për të shpëtuar mandatin e 30 biznesmenëve që kanë në grupin parlamentar”, u shpreh Meta.

Sipas tij, shteti i së drejtës funksionon nëpërmjet institucioneve dhe Shqipëria nuk mund të krijojë një situatë jashtë normalitetit duke patur një parlament që del mbi vendimet e Gjykatave.

Top Channel