Maqedonia është ndër vendet më të varfëra në Evropë dhe radhitet në grupin e shteteve me shkallën më të ulët të GDP-së.

Kështu thotë një studim i kryer nga agjencia ndërkombëtare “Global Property Guide”, e cila e fut vendin ballkanas në listën e 10 vendeve më të varfëra të kontinentit të vjetër.

Vendin e parë të kësaj liste e zë Rumania, me nje GDP prej 9.292 dollarë për banor, ndërkohë që vlerësimi për Maqedoninë është 4.657 dollarë për kokë.

Pas Maqedonisë vijnë Bosnje e Hercegovina, Shqipëria, Ukraina, ndërkohë që para renditen Sllovenia, Kroacia dhe Serbia.

Top Channel