Maqedoni, kalojnë nenet për ligjin e dosjeve
25/03/2010 21:20
Gjykata Kushtetuese në Maqedoni ka aprovuar disa nene për ligjin për dosjet, që parashikojnë që lustracioni të bëhet deri në periudhën e pavarësimit të vendit dhe jo deri në vitin 2008.
Miratimi i këtyre neneve ka acaruar qytetarët maqedonas, të cilët shprehen se në këtë mënyrë shumë politikanë do t’i shpëtojnë hetimit.
“Në qeveri ka shumë persona që i druhen lustracionit dhe që në këtë mënyrë do t’i shpëtojnë hetimit. Por ne do të vazhdojmë protestat derisa vendimi të ndryshojë”, ka deklaruar një qytetar.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka miratuar gjithashtu një tjetër vendim, i cili parashikon ndalimin e publikimit në media të personave që do të hetohen.
Top Channel