11 vjet nga lufta në Kosovë mbetet ende mister fati i 1800 personave të zhdukur para dhe gjatë luftës.

Familjarët e tyre vazhdojnë ende të kërkojnë të afërmit, duke kerkuar të paktën të dijnë se ku mund të jenë varrosur.

Bajram Cekimi është një prej tyre. Ai nuk ka të dhëna për familjen e tij. “Djali im ka dalë në 4 gusht të 1998-ës dhe që atëherë nuk di më asgjë për të. Janë bërë 12 vjet”, deklaron ai.

Ndërkohë, ne Prishtinë është mbajtur sot një konferencë pikërisht për këtë kategori personash, ku ra në sy ashpërsimi i gjuhës nga ana e politikanëve kosovarë.

Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi bëri përgjegjëse Organizatën e Kombeve të Bashkuara se po fshehin genocidin serb.

“Faji është i OKB-së, që nuk ka detyruar Beogradin të punojë mbi këtë cështje. OKB e ka bërë këtë me qëllim që të fshehë genocidin serb”, ka deklaruar Kelmendi, familjarë të të cilës janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Top Channel