Hidrocentralet, Prifti prezanton projektin

25/03/2010 20:40

Ministri i Energjitikës, Dritan Prifti, gjatë një dëgjese publike me banorët e Gramshit prezontoi projektin elektro-energjitik që përfshin ngritjen e 3 hidrocentraleve mbi luginën e lumit Devoll.

Projekti koncensionar që do të realizohet nga 2 kompani private, kompania norvegjeze “Statkraft-AS” dhe ajo austriake “EVN-AG”.

Nga këto tre hidrocentrale kapaciteti i prodhimit të energjisë elektrike pritet të rritet me 20 përqind. Sipas ministrit Prifti, kjo energji do të jetë 100% e paster dhe do të ndikojë pozitivisht në zonën e Devollit.

“Është një investim që siguron një kapacitet shtesë për Shqipërinë, për prodhimin e energjisë. Një investim që do sigurojë 3 mijë të punësuar gjatë ndërtimit dhe pastaj disa qindra gjatë operimit. Është një energji 100% e rinovueshme, që e bën vendin tonë kampion në këtë fushë”, ka deklaruar Prifti.

Zona ku do të ndërtohen hidrocentralet mbulon pjesën e lumit të Devollit mes qytetit te Maliqit, në qarkun e Korcës dhe fshatit Banje në qarkun e Elbasanit.

Kaskada e parë do të përbëhet nga tre hidrocentralë, hidrocentrali Lozhan-Grabove, prej 160 MË, hidrocentrali Skenderbegas-Cekin 114 MË dhe hidrocentrali Banje 45 MË.

Ngritja e hidrocentraleve mbi kaskadën e Devollit pritet të përfundojë në një periudhë 6-7 vjecare, por për një periudhë më të shkurtër pritet te hidhet energji në rrjet.

Top Channel