Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle tha se çdo shtet që synon integrimin në Bashkimin Evropian, paralelisht me përgatitjet për integrim duhet të zgjidhë edhe problemet bilaterale me vendet tjera.

“Kufijtë e papërcaktuar mund të jenë një nga pengesat më të mëdha në rrugën e një shteti drejt Bashkimit Evropian”, deklaroi Fyle për mediat serbe, cituar nga Radio Kosova.

I pyetur konkretisht nëse Serbisë do t’i duhet të përcaktojë kufirin me Kosovën, Fyle tha se “është e rëndësishme për çdo vend që synon integrimin në BE që të zgjidhë problemet bilaterale, paralelisht me përgatitjet për integrimet evropiane”.

Top Channel