Krerët e misionit EULEX u kanë propozuar autoriteteve të Kosovës që në veri të kthehen gjykatësit, pas rënies dakord edhe të Beogradit zyrtar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave nga ana e tyre autoritetet kosovare kanë deklaruar se janë disa kritere që duhen përmbushur për kthimin e gjyqtarëve.

Sipas burimeve, propozimi i misionit për rendin dhe ligjin parashikon që në veri të shkojnë 6 gjyqtarë, dy shqiptarë, dy serbë dhe dy ndërkombëtarë.

Sipas tyre, një gjë e tillë mund të realizohet pas pajtimit që kreu i EULEX Yves de Kermabon arriti me zyrtarët serbë në Beograd.

Top Channel