
Deputeti i PD, Aleksandër Biberaj ka deklaruar se bojkoti që Partia Socialiste vazhdon t’i bëjë Kuvendit është i papranueshëm.
Sipas tij, apeli i ndërkombëtarëve në këtë drejtim nuk mund të keqinterpretohet nga askush.
“Bojkotin nuk e pranon asnjë politikan ndërkombëtar. Respektimin e Kushtetutës e kërkon cdo politikan ndërkombëtar. Problem është se si i lexojmë ne deklaratat e tyre”, ka pohuar Biberaj.
Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, politikani ka nënvizuar se faktori ndërkombëtar nuk merr vendim për një vend, por vetëm jep sugjerime se si të zgjidhen problemet.
“Ndërkombëtarët nuk marrin vendime, ata kanë rol këshillues. Edhe në vitet 96-97, vendimet i kanë marrë politikanët shqiptarë. Ishin ata që morën vendimin për shpalljen e qeverisë së pajtimit kombëtar”, ka shtuar Biberaj.
Top Channel