Vendet e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më shumë qëndrimin e Merkel që i propozon Greqise t’i kërkojnë ndihmë FMN-së.

Nga ana tjetër presidenti francez Nicolas Sarkozy bashkë me disa kryeministra të Eurozonës këmbëngulin për arritjen e ndonjë kompromisi për planin emergjent të Greqisë.

Frika që kanë europianët vjen nga fakti që edhe Portugalia pritet të bjerë në të njëjtën pozitë si Greqia.

Portugalia ka vështirësi në pagimin e huave të mëdha, por Greqia mbetet e para në listë. Kriza financiare greke ka shkaktuar rënien e euros, që ka shënuar një rekord tjetër të ulët.

Top Channel