Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka raportuar sot përpara Këshillit të Sigurisë mbi masat e qeverisë së tij për zbatimin e strategjisë për veriun.

“Strategjia për integrimin e veriut është në përputhje të plotë me projektet për sigurinë kombëtare, e cila parashikon integrimin e komuniteteve në shoqëri”, ka deklaruar Thaci.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar gjendja e sigurisë në Kosovë është vlerësuar si e qendrueshme, përvec disa incidenteve të izoluara.

Top Channel