Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, në 11-vjetorin e bombardimeve të NATO-s deklaron se ndërhyrja ushtarake është ngjarja me e rëndësishme për aleancën, duke konfirmuar faktin se liria është vlera më e lartë e shoqërisë demokratike.

“Në vitet 1998 – 1999 Kosova kishte hyrë në rrugën e pakthyeshme të rezistencës kundër okupimit shekullor, duke u ballafaquar me njërin nga regjimet më diktatoriale, që përmes ushtrisë, policisë dhe formacioneve paramilitare ushtronte dhunë, genocid dhe krime të papara mbi një popull të lashtë dhe liridashës”, theksohet në mesazhin e Thacit, ben te ditur Radio Kosova.

Më tej Kryeministri i Kosovës nënvizon se “vendimi politik për angazhimin e NATO s në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke ndëshkuar rëndë një politikë që ushtronte dhunë shtetërore sistematike, krime dhe genocid, është dëshmia më e mirë se vlerat e civilizimit evropian, liria dhe demokracia janë identiteti i pakapërcyeshëm që nuk lejohet të rrezikohen nga forcat e errëta me asnjë çmim”.

Top Channel