Partitë në pushtet në Serbi kanë hartuar një projekt/rezolutë që dënon masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, ku u vranë rreth 8000 djem e burra boshnjakë.

Rezoluta në fjalë dënon vrasjet e bëra nga trupat serbe të Bosnjës, por nuk i cilëson ato si genocid ndaj boshnjakëve.

Partitë nacionaliste serbe e kanë hedhur poshtë tekstin e kësaj rezolute, duke deklaruar se në të duhet të përfshihen dhe krimet e kryera kundër serbëve nga boshnjakët dhe kroatët.

Ndërkohë, Parlamenti i Serbisë do ta diskutojë projekt/rezolutën në fund të muajit.

Top Channel