Sot mbushen 11 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë. Për shqiptarët kjo njihet si fillimi i pavarësisë, ndërsa për serbët si ndarja nga Beogradi.

Edhe sot në veri serbët refuzojnë qeverinë e Kosovës dhe strategjinë e Prishtinës për kontrollin në këtë territor ende nën ndikimin politik të Serbisë.

Vec përfaqësuesve politikë në Mitrovicë, as banorët e thjështë duket se nuk janë të interesuar për strategjinë e Prishtinës për të shtrirë autoritetin e saj në këtë pjesë të Kosovës.

Pikërisht për të kundërshtuar përpjekjet e Prishtinës, qytetarët e Mitrovicës së Veriut kanë planifikuar një protestë ditën e sotme për t’i thënë një “jo të qartë”, planit apo strategjisë së qeverisë Thaci. Strategjia synon largimin e ndikimit serb në këtë zonë të Kosovës.

Top Channel