Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, u është drejtuar qytetarëve të vendit me një mesazh, me rastin e 11-vjetorit të fillimit të fushatës ajrore të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës nga spastrimi etnik.

“Sot, më 24 mars 2010, mbushen njëmbëdhjetë vjet nga fillim i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi. Siç e thoshte Presidenti ynë historik, dr. Ibrahim Rugova kjo ditë ka hyrë në historinë moderne të Kosovës si njëra ndër datat më të rëndësishme të saj”, u shpreh Sejdiu, ben te ditur Radio Kosova.

Sipas Sejdiut ndërhyrja e Aleancës Veriatlantike për ndalimin e krimeve të paramenduara që po i bëheshin popullit të Kosovës paraqet një akt të lartë të humanizmit të bashkësisë ndërkombëtare, e cila nuk qëndroi indiferente ndaj tragjedisë që po përjetonim.

Top Channel