Rumania do të blejë 24 aeroplanë luftarakë të përdorur të tipit “F16”, për të modernizuar forcat e saj ajrore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave projekti i qeverisë ka gjetur mbështetjen e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.

Sipas burimeve, ky institucion ka pranuar se Rumania nuk ka burime financiare për të blerë aeroplanë të rinj.

Aeroplanët që do të blihen janë të prodhuar nga kompania “Lockheed Martin”, shtojnë më tej burimet.

Top Channel