Shokuese në peshëngritjen italiane, kërkohet 10 vjet burgim për përdhunim në grup për fituesin e medaljes së bronztë në Paris 2024
Thuhet që sporti kapërcen çdo kufi dhe simbolizon bashkimin, por ndonjëherë kufijtë burokratikë janë më të vështirë, bile të pamundur për t’u kaluar.
Për të dytin vit rresht skuadra e të rinjve të Kaçanikut në Kosovë, po përpiqet të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të futbollit “Qyteti i Agropolit”, në zonën e Salentos, në jug të Italisë.
Megjithëse Italia e ka njohur shtetin e Kosovës, të njëjtën gjë nuk ka bërë Federata Italiane e Futbollit e cila nuk ka dhënë autorizimin për pjesëmarrjen e skuadrës kosovare në aktivitete ndërkombëtare.
Përgjegjësi i këtij turneu sportiv, që sivjet do të mbledhë rreth vehtes rreth 100 skuadra djemsh e vajzash nga shumë vende të botës, shpjegoi për Top Channel se Federata Italiane e Futbollit i bindet FIFA-s e cila akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Si rrjedhojë klubet kosovare mbeten të përjashtuara nga turnetë e këtij lloji.
Mes të rinjve që më 30 mars do të marrin pjesë në hapjen e turneut, edhe këtë vit do të mungojnë kosovarët, të cilët kanë mbetur jashtë edhe pse këtë herë, çuditërisht, politika ka ecur përpara sportit.
Top Channel