Premier League, humbje e rëndë për West Ham
24/03/2010 10:35
Humbje e rëndë për skuadrën londineze të West Ham që ka dështuar në një test shumë të rëndësishëm për qëndrimin në Premier League.
Skuadra e italianit Zola u mund në shtëpi në sfidën e mbijetesës me skuadrën e Wolverhampton në ndëshjen e parë të javës së 23-të. Doyle, Zubar dhe Jarvis shënuan për miqtë, ndërsa Franco ngushtoi diferencën në kohën shtesë.
Me këtë humbje, West Ham mban vendin e katërt nga fundi me 27 pikë, ndërsa Wolverhampton arrin Sunderland me 34 pikë.
Top Channel