
Leo Messi nuk është vetëm lojtari më i mirë i planetit sepse djersa e derdhur në fushë i është dëmshpërblyer deri në një edhe financiarisht.
Sipas “France Football”, sulmuesi argjentinas eshte futbollisti më i paguar në planet pasi ai vlen plot 33 milionë euro në vit. Lëvizjet magjike të tij kanë cmim mjaft të kripur për xhepat e sponsorave dhe shoqërisë katalanase.
Vetëm 10 milionë është paga e tij mujore, 4 milionë premio vjetore dhe 19 milionë i siguron nga kontratat publicitare. Kjo shifër lë të ngrirë edhe të superpaguarit David Beckham e Cristiano Ronaldo. Spice Boy fiton 30.5 milionë në vit, 500 mijë më shumë se ish sulmuesi i United.
Për sa u përket trajnerëve, Jose Mourinho mban primatin absolut me 13 milionë euro në vit, i ndjekur nga Roberto Mancini me 12 milionë dhe Felipe Scolari me 9 milionë e gjysmë.
Top Channel