Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka vlerësuar se nuk është koha e duhur për të lidhur koalicion parazgjedhor me partinë e Nexhat Dacit, Lidhjen Demokratike të Dardanisë.

“Do të ishte shumë korrekte që t’i kthehet përgjigje letrës publike. Ne sigurisht se do ta bëjmë këtë gjë, por nuk ka ndonjë kufi të prerë për këtë”, ka thënë Kryeziu, bën të ditur Telegraf.

Megjithatë, Kryeziu nuk mendon se është koha për të lidhur koalicion. “Aktualisht një koalicion parazgjedhor me LDD-në nuk mund të bëhet, për arsye se nuk është koha e koalicioneve”, ka thënë Kryeziu.

Top Channel