Petar Miletic, nga Partia Liberale Serbe, është zgjedhur kryetar i Këshillit Konsultativ për Komunitete në Kosovë.

Sipas informacioneve të fundit, Miletic do të ketë një mandat nje vjecar. Ai ka premtuar se do të punojë për mbrojtjen e interesave të komuniteteve.

“Ka shumë punë në mbrojtjen e interesave të komuniteteve, që në disa raste nuk përfaqësohen si duhet”, ka deklaruar Miletic.

Ai ka theksuar se Këshilli është vendi ku do të shtrohen problemet e tyre, të cilat do të zgjidhen në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Top Channel