Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic do të takohet me homologun e tij serb Boris Tadic, për herë të parë që pas marrjes së detyrës.

Takimi vjen pavarësisht tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Zagrebit.

Presidenti serb nuk mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Josipovic për shkak të pranisë së presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.

Burime nga zyra e shtypit të presidentit kroat kanë deklaruar se palët synojnë të nisin një proces të ri dialogu me takimin që do të zhvillohet në Opati.

Top Channel