Hyseni në Londër, diskuton për situatën në Kosovë

24/03/2010 11:00

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni është takuar në Londër me William Hague, anëtar i Parlamentit nga Partia Konservatore si dhe nga Mark François, anëtar i Parlamentit nga Partia Konservatore.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Hyseni dhe bashkëbiseduesit e tij ndanë pikëpamje të përbashkëta lidhur me perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e njohjeve si dhe rëndësinë e tij etj.

Ministri Hyseni i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet në Kosovë, arritjet që shteti i ri i Kosovës ka bërë në dy vitet e pavarësisë së tij, me pikëpamjet dhe politikat e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal të Kosovës si dhe me anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare.

Top Channel