Kryetari i LSDM-së, Branko Cervenkovski ka deklaruar se kryeministri Nikolla Gruevski po përdor skenare për t’i mbyllur gojën opozitës.

Gjatë një vizite të zhvilluar sot në Shtpi, Cervenkovski e ka krahasuar rivalin e tij politik me diktatorin serb, Sllobodan Milloshevic.

“Gruevski ka filluar të imitojë gjithnjë e më shumë Milloshevicin, me mitingjet dhe anti-mitingjet e tij. Mendoj se Gruevski po luan me zjarrin”, ka pohuar Cervenkovski.

Por gjatë vizitës së tij, ish-presidenti maqedonas është përballur edhe me qytetarë, të cilët përkrahin partinë dhe kryeministrin në pushtet.

Top Channel