Bullgaria dhe Hungaria, një destinacion për Bakajn

24/03/2010 13:55

Elis Bakaj është lojtari më i spikatur i këtij sezoni. Paraqitja e tij shumë e mirë i ka mundësuar atij të qenët kontingjent i përhershëm i kombëtares, por edhe shumë oferta nga kampionatet e huaja.

Kështu që e ardhmja e sulmuesit të Dinamos, i cili pas 24 javësh kryeson edhe listën e golashënuesit më të mirë në kuotën e 13 golave, duket se sezonin tjetër e shikon larg Shqipërisë.

Megjithatë, për momentin për të mungojnë ofertat nga Perëndimi. Vetëm 24 orë më parë u bë e ditur nga një e përditshme sportive, se në klubin Dinamo kishte mbërritur një ofertë e majme për Bakajn nga një skuadër e kampionateve të lindjes, por pa e saktësuar as kampionatin dhe as emrin e skuadrës.

Lajmi ishte publikuar nga një prej drejtuesve të lartë të klubit. Ndërkohë që dje është mësuar edhe se nuk bëhet fjalë vetëm për një ofertë, por për më shumë. Por sërish të gjitha janë nga Lindja. Sikurse kanë njoftuar dje burime të besueshme pranë klubit të të kuqve, për momentin dy mbeten destinancionet më të mundshme të sulmuesit të bluve dhe Kombëtares.

Bëhet fjalë për kampionate ballkanike, por të cilat kanë një emër më të madhe se Shqipëria në futbollin europian: Hungaria dhe Bullgaria. Mbetet për t’u zbuluar ende emri i skuadrave, të cilat janë të interesuara për shërbimet e Bakajt. Vetë klubi i Dinamos ka saktësuar se “do të shqyrtojmë me kujdes ofertat dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë”.

Top Channel