Ranieri: Duhet të mbetemi me këmbë në tokë

23/03/2010 15:00

“Ështe e drejtë që qyteti të ëndërrojë, por ne mendojmë vetëm për ndeshjen me Bolonjën”. Me këto fjalë trajneri Ranieri përpiqet të mbajë Romën me këmbë në tokë.

“Unë dua të fitoj gjithmonë dhe mendoj vetëm që të fitoj nesër. Është e drejtë të ketë eufori dhe shpresoj që ajo te transmetojë dicka pozitive tek lojtarët, por ne duhet të mbetemi me këmbë në tokë”, ka deklaruar Ranieri.

Më tej tekniku verdhekuq ka shprehur bindjen e tij se favorit për të fituar kampionatin mbetet Inter, pasi është para të gjithëve dhe më pas Milan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA