Partizani kërkon anulimin e ndeshjes

23/03/2010 12:30

Pas barazimit 1-1 në fushën e Kamzës, Partizani u është drejtuar organeve juridike në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke pretenduar anulimin e ndeshjes, ose marrjen e tri pikëve në tavolinë. Nëpërmjet një deklarate zyrtare për shtyp, klubi i kuq ka bërë të ditur se do të paraqesë në Komisionin e Disiplinës të gjitha materialet dhe provat filmike për ta mbështetur këtë kërkesë.

Ndeshja në Kamzë u zhvillua mes tensionit, ndërsa fillimi i saj u shty me afro 15 minuta, pasi drejtuesit e Partizanit nuk u lejuan që t’i afroheshin stadiumit, për të ndjekur skuadrën në aksion.

“Strukturat drejtuese të klubit zhvilluan një mbledhje të jashtëzakonshme, ku shqyrtuan ngjarjet e fundjavës. Në përfundim u vendos që F.K. Partizani do i drejtohet Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, që të shpallë të pavlefshëm rezultatin e ndeshjes me Kamzën”, theksoi zëdhënësja për shtyp e të kuqve, Dasara Karaiskaj.

“Klubi ynë do të kërkojë dhënien e 3-pikëshit në favorin tonë në tavolinë, ose anulimin e ndeshjes dhe zhvillimin e saj në një fushë asnjanëse. Në kërkesën që do të paraqesim, do të parashtrojmë provat që disponojmë, përfshirë ato filmike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA