Dhomat e zhveshjes në Angli po përfshihen përherë e më shumë nga skandalet me femrat…e shokëve.
Pas episodit të sagës së radhës nga treshja Terry-Bridge-Vanessa Perroncel, efekti “domino” ka prekur edhe skuadrën e Newcastle, por me zhvillime që kanë shkuar deri në konfrontim fizik.
Sulmuesi i Neëcastle Andy Carroll ka zbuluar sms-të e dërguara nga ish e fejuara e tij në celularin e shokut të skuadrës Steven Taylor, duke e goditur me një grusht. Mbrojtësi ka pësuar një frakturë që mund t’i kushtojë sezonin. Grushti ka qënë aq i fortë sa edhe Caroll ka kërkuar ndihmën e mjekëve për një kontroll në dorë.
Për momentin shoqëria mjaftohet me një “no coment” dhe ende nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore ndaj Caroll, i cili ndodhet edhe në një proces gjyqësor. Ashtu si Terry, edhe Taylor është kapiten i kombëtares U-21.
Top Channel