Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband sëbashku me  ministrin  për Evropën  në Foreing Office, Chris Bryant, kanë pritur në një takim zyrtar Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni.

Pas takimit një zëdhënës i Foreing Office tha për Top-Channel se gjatë takimit zoti Miliband garantoi edhe njëherë ndihmën e Britanisë së Madhe ndaj Kosovës për shtimin e njohjes si shtet nga vende të tjera.

Përmirësimi qeverisjes, lufta ndaj korrupsionit  dhe sfidat ekonomike që ka përpara Kosova, ishin pjesë e bisedimeve Miliband–Hyseni.

David Milliband i ka deklaruar homologut kosovar se progresi për këto cështje është vendimtar në përmbushjen e aspiratave të shqiptarve të Kosovës drejt Bashkimit Europian.

Gjatë këtij takimi është biseduar edhe për rëndësinë dhe vazhdimin e kujdesit të qeverisë kosovare për minoritetin serb. Sekretari i Jashtëm britanik David Miliband i ka parashtruar ministrit Hyseni të parit e mundësisë për bisedime me Serbinë  për një sërë cështjesh praktike bashkëpunimi.

Vizita e ministrit Hysenit në Londër zhvillohet vetëm disa ditë pas  deklaratës së ambasadorit anglez në Beograd Stephen Wordsworth, ku ai e bëri të qartë se Serbia dhe Kosova duhet ta gjejne një modalitet bashkëpunimi para hyrjes në BE.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Londër, ministri Hyseni, po ashtu do të ketë takime edhe me përfaqësues diplomatikë nga vende të ndryshme të botës, të akredituar në Londër.
Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni është pritur në Londër nga David Miliband që ka dhënë mbështetje në këtë drejtim. Sipas një komunikate te Ministrisë së Jashtme, Britania do shtojë ndihmën për njohjen e Kosovës. Korrupsioni dhe ekonomia ishin cështje të tjera që u diskutuan në takim.

“Progresi në keto cështje është në plan të parë për intregrimin në BE. Duhet rritur kujdesi edhe për minoritetin serb”, ka theksuar diplomati britanik. Miliband ka theksuar se do tentojë nisjen e bisedimeve me Serbinë për disa ceshtje. Në kuadër të vizitës, Hyseni do takohet edhe me përfaqesues diplomatikë nga vende të ndryshme të botës, të vendosur në Londër.

Top Channel