Messi, shifra prej legjende

23/03/2010 16:10

Shumë e cilësojnë si lojtarin më të mirë në botë, duke e krahasuar madje edhe me Diago Armando Maradona-n apo Pele.

Nuk është shumë e vështirë ta mësojmë për kë bëhet fjalë sepse magjitë e tij tek Barcelona nuk kanë fund. Lionel Messi që shënoi 3 gola në ndeshjen e fundit, duke u ngjitur në kuotën e 25 golave në kampionat, edhe pse 22 vjec, reflekton maturi dhe përulësi, duke treguar vërtetë se ka veshur petkun e një lojtari që do ngelet në histori.

“Nuk dua që të mos kem respekt për njerëzit. Unë thjesht luaj futboll në mënyrën time”, tha sulmuesi argjentinas në një intervistë pëe “El Mundo”. Më tej ai flet me këmbë në tokë, pasi thekson se për t’u bërë një legjendë duhet ende punë.

“Sapo kam mbushur 22 vjec por gjithcka po ndodh me një shpejtësi të madhe dhe duhet të qëndroj me këmbë në tokë”, nenvizon Messi. Në 5 ndeshjet e fundit ai ka shënuar plot 11 gola, duke siguruar që tani primatin në garën për Topin e Arte 2010 edhe pse është ende herët sepse numri 10 nuk po gjen ende kohën për të shijuar trofeun e vitit 2009.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA