Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic deklaroi gjate një takimi me studentë në Beograd se pavarësia e Kosovës dhe Bosnjës, apo integrimi i vendeve të rajonit në NATO janë zgjidhje të përkohshme  dhe jo afatgjata, duke iu referuar kështu edhe tezave ruse për këtë cështje.

Jeremic shprehu keqardhjen pasi sipas tij shumë persona e shohin Serbinë me syze të punuara në vitet 1990, por situata ka ndryshuar mjaft.

Pavarësisht kontributit me forca ushtarake dhe hapjes së shpejti të një zyre ne aleancën e NATO-s, Jeremic theksoi se Serbia është një shtet ushtarakisht neutral.

Ministri i Jashtëm përmendi po ashtu disa qarqe që kërkojnë që tre problemet kryesore, Kosova, Bosnja dhe siguria të zgjidhen përkatësisht me pavarësi, centralizim dhe inkuadrim në NATO.

Top Channel