Inter, dëmtohet argjentinasi Milito

23/03/2010 14:35

Probleme në sulm për Inter. Diego Milito ka lënë para kohe stërvitjen për shkak të një problemi muskulor në kofshë.

Sulmuesi argjentinas ka shkuar për të bërë kontrolle bashkë me mjekun e tij personal, Franco Combi.

Milito është në dyshim për garën e nesërme kundër Livorno, në të cilën do të mungojë edhe Wesley Sneijder, për shkak të një problemi në këmbën e djathtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA