Një gjykatë në Gjermani ka dënuar një 88 vjecar, ish-anëtar i shërbimit sekret nazist SS, me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre civilëve holandezë në vitin 1944.

Heinirch Boere ka deklaruar gjatë seancës se ka vrarë pronarin e një dyqani bicikletash, një farmacist dhe një anëtar të rezistencës si pjesë e skuadriljes së vdekjes.

Por ai theksoi gjithashtu se po ndiqte urdhërat nga lartë dhe se do të ishte ekzekutuar nëse nuk do t’i kishte zbatuar ato.

Nga ana tjetër prokurorët thanë se Boere ishte bërë anëtar i SS-së me vullnetin e tij, pas pushtimit të Holandës në vitin 1940.

Por korrespondentët e agjencivë ndërkombëtare të lajmeve deklarojnë se mbeten dyshime serioze për burgimin e Boere, i cili aktualisht jeton në një karrikë me rrota dhe në një azil pleqsh.

Top Channel