Chelsea, Joe Cole pranë lamtumirës

23/03/2010 14:40

Joe Cole nuk i ka humbur shpresat për të qendruar tek Chelsea, edhe pse pranon se bisedimet për kontratën e re janë ndërprerë.

“Nuk kam folur kurrë publikisht për kontratën time. Por këtë herë është ndryshe sepse nuk po arrijmë të gjejmë një kompromis. Deri tani nuk kam pasur asnjë ofertë konkrete, shpresojmë të flasim sërish gjatë verës”, ka deklaruar Cole.

Pas shtatë vjetësh, Cole duket se ndodhet pranë lamtumirës. Klubet e interesuara për shërbimet e tij janë Manchester City, Liverpool dhe Tottenham.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA