Barazimi 1-1 me Blackburn konfirmon krizën e rezultateve në skuadrën e Chelsea dhe në këto raste, i pari tek i cili drejtohet gishti i akuzës është trajneri.
Carlo Ancelotti ka marrë një mesazh të qartë nga pronari Roman Abramovich, i cili i ka dhënë 21 ditë afat për të korrigjuar drejtimin e gabuar që ka marrë skuadra.
Me pak fjalë, nëse Carlo Ancelotti dëshiron që vërtetë të qëndrojë në “Stamford Bridge”, duhet të fillojë të fitojë duke nisur që nga ndeshja e nesërme kundër Portsmouth dhe më pas në supersfidën e “Old Trafford” që do zhvillohet ditën e shtunë dhe më pas në gjysmefinalen e FA Cup kundër Aston Villa-s.
Ndërkohë, mbrojtësi Obi Mikel ka thënë se nëse blutë humbasin titullin kampion dhe kupën, atëherë do të jenë vërtetë në telashe.
Top Channel