Betega siguron: Buffon nuk preket

23/03/2010 22:20

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Roberto Betega, në një deklaratë zyrtare lëshuar prej zyrave të klubit bardhezi, ka siguruar tifozët juventinë se mbrojtësi ekstrem i skuadrës, Gigi Buffon do të qëndrojë në Torino.

“Buffon nuk preket. Do të qëndrojë tek Juventusi. Jam i sigurtë që do të rikthehemi menjëherë të shohim Juventusin që të gjithë ne jemi mësuar të shohim ngahera”, thuhet në deklaratën e Betegas.

Deklarata ka ardhur pas zhurmës në opinionin sportiv italian, e vecanërisht atë anglez për një transferim të mundshëm të Buffon tek skuadra e Manchester City në Premierligë në fund të këtij sezoni.

Top Channel