Prodhimi i pasaportave biometrike do të nisë në muajin shtator të këtij viti. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili u shpreh se procesi i dhënies së pasaportave biometrike nuk do të nisë para muajit shtator.

“Duke u bazuar në udhërrëfyesin, që e kemi hartuar në drejtim të procesit të liberalizimit të vizave, i kemi marrë hapat adekuatë dhe kemi planifikuar dhe prodhimin e pasaportave biometrike”, ka thënë Xhelili, bën të ditur Telegraf.

Po ashtu ai ka thënë se është bërë një studim i fizibilitetit dhe pas shpalljes së tenderit dhe formaliteteve teknike, në shtator pritet të nisë prodhimi i pasaportave biometrike.

Top Channel