Partia opozitare AAK i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaci që të japë dorëheqjen.

Duke iu referuar raportit të fundit të UNDP-së, që thoshte se besimi i qytetarëve tek qeveria ka rënë, AAK ka theksuar se dorëheqja është e vetmja zgjidhje për situatën.

“Në mars të vitit 2010 besimi i qytetarëve për qeverinë Thaci ka rënë me rreth 20 përqind krahasuar me shtatorin e vitit 2009. AAK mendon se e vetmja rrugëdalje për kryeministrin Thaci është dorëheqja e tij”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani.

Eksponenti i AAK-së ka shtuar më tej se kjo situatë ka ardhur si pasojë e rritjes së korrupsionit, krimit të organizuar, varfërisë dhe mungesës së investimeve.

Top Channel