Zëvendëskryeministri grek Teodoros Pangalos ka deklaruar se bankat e Gjermanisë po përfitojnë nga kriza në Greqi.

“Pas qëndrimit të Gjermanisë është vendimi që të spekulohet me letrat me vlerë të Greqisë dhe që t’u lejohet institucioneve monetare e kreditore që të marrin pjesë në këtë lojë, në mënyrë që populli gjerman të përfitojë”, ka pohuar Pangalos.

Ai ka shtuar më tej se teksa vendet e Evropës jugore po pësojnë dëme nga rënia e euros, eksporti gjerman po rritet pikërisht për shkak të kësaj dukurie.

Top Channel