I dërguari i BE-së për veriun e Kosovës, ambasadori i Italisë në Prishtinë, Micheal Giffoni theksoi
se javën e ardhshme me hapjen e zyrës së “Shtëpisë evropiane”, të EULEX-it dhe Komisionit Evropian në veri të Mitrovicës, krijohen kushtet për ngritjen e kredibilitetit të BE-së për realizimin e projekteve të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetës së popullsisë së atjeshme.

Giffoni ka deklaruar për gazetën “Blic” të Beogradit se detyrë e tij është që të bashkëpunojë me Komisionin Evropian për të identifikuar problemet dhe në dialog me njerëzit në terren të përpiqet që të gjejë zgjidhje siç është ndërtimi i ujësjellësit infrastrukturës, objekteve publike.

Top Channel