Frattini: Greqia të mos presë mbështetje të plotë

22/03/2010 11:10

Cështja e deficitit të brendshëm të Greqisë ve në dukje edhe ndryshimet e mëdha të qëndrimeve brenda vetë Bashkimit Europian.

Sipas ministrit te Jashtem italian, Franco Frattini, Athina nuk mund të shpresojë në një mbështetje të plotë financiare të Brukselit. “Është e pamendueshme që Bashkimi Europian të tregoje solidaritet të plotë ndaj Greqisë”, shprehet Frattini.

Në vijim, ai kritikon jo drejtëpërdrejtë Gjermaninë, duke thënë se nëse BE nuk ndihmon një vend të zonës euro në kohë të vështira, atëherë tregon se ka pak peshë në arenën ndërkombëtare.

Top Channel