Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë tensionuar nga partitë politike në pushtet e në vecanti nga partia e Gruevskit.

Kështu deklaroi lideri i opozitës Branko Cërvenkovski sipas të cilit dëshmi për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, janë projektet monoetnike të cilat po i realizon qeveria e VMRO-DPMNE-së.

“Marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar. Tensionet janë rritur, mosbesimi është rritur. Maqedonia ka shumë probleme, por problemi më i madh pa zgjidhjen e të cilit nuk mund të zgjidhen problemet tjera quhet qeveria e Nikolla Gruevski. Ja ky problem duhet të zgjidhet dhe kjo qeveri duhet të ikë”, deklaroi kreu i LSDM-së.

Top Channel