Bosnje e Hercegovina është gati të dërgojë 100 anëtarë të forcave speciale përkrah misionit ISAF në Afganistan.

Por, vendimi përfundimtar nuk është marrë ende, pasi anëtarët e presidencës trepalëshe nuk po bien dakord mbi kontigjentin me të cilin njësia e tyre do të veprojë.

Sipas mediave lokale, kundërshti për këtë mision ka shprehur anëtari serb i presidencës, Nebojsha Radmanovic.

Top Channel