Boks, Wladimir Klitschko mbron kurorën

22/03/2010 08:25

Wladimir Klitschko nuk e lëshon kurorën e mbretit të botës në sportin e boksit.

Ukrainasi ka mbrojtur me sukses gjerdanin më prestigjoz të peshave super të rënda Ibf/Wbo përballë rivalit Eddie Chambers. Në përballjen e gjigandëve të zhvilluar në Gjermani, Wladimir e ka rrëzuar amerikanin në raundin e dhjetë pas një grushti të fuqishëm me të majtën e tij.

33 vjecari ukrainas, vëllai i kampionit të gjerdanit Ëbc, Vitaly, ka arritur fitoren e 54-t në 57 takime të zhvilluara gjatë karrierës së tij.

FOTO GALERI
1/3
Eddie Chambers rrezohet në raundin e 10-të

Top Channel