Sekuestrohet 1 ton hashash

21/03/2010 10:35

Mbi 1 ton hashash është kapur nga forcat e drejtorisë së policisë së Vlorës në zonën e quajtur “Bregu i kasolles”, në bregdetin e Sarandës.

Një automjet furgon me targa të Vlorës është gjetur i braktisur, ndërsa tre persona dyshohen se janë përfshirë në këtë trafik.

Bëhet fjalë për një person nga Vlora, një nga Saranda dhe i fundit nga Lazarati.

Droga vinte nga fshati Lazarat dhe do transportohej me skaf për në Itali.

Por skafi është larguar dhe në ndjekje të tij është vënë Guardia di Finanza për shkak se skafi ju drejtua brigjeve italiane për t’i shpëtuar kapjes në ujrat shqiptare.

Droga do shkonte në Gjirin e Kakomesë nga ku nisej skafi me ngarkesën për në brigjet italiane.

Pak ditë më parë në Gjirin e Bunecit u gjetën mbi gjysmë toni hashash që do të transportohej për në Itali me një skaf që po vinte drejt brigjeve shqiptare nga Korfuzi.

Policia e Vlorës ka mundur të ndalojë dy persona dhe po kërkon një të tretë, ndërsa është bllokuar edhe furgoni me targa të Vlorës.

Mjeti lundrues që do merrte drogën dyshohet se ka ardhur nga Italia për të tërhequr mallin, por pasi është parë afrimi i policisë skafi me fuqi të madhe është larguar serish.

Top Channel