Mblidhet grupi kuvendor i PS-së
21/03/2010 12:45
Intensifikohen lëvizjet në kampin opozitar pas seancës dy ditore në Kuvend, që përfundoi me votimin e kontestuar të projektligjit për hetimin e zgjedhjeve.
Deputetët e Partisë Socialiste thirrën mbledhjen e grupit kuvendor sot në mesditë për të diskutuar zhvillimin në kuvend dhe pasojat politike.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua edhe kontributi dhe qëndrimi i secilit deputet.
Një ditë më pare, PS artikuloi fort synimin për zgjedhje të parakohshme.
Lideri socialist deklaroi se me ngjarjet e një dite më parë në Kuvend, kriza është bërë më e thellë.
Top Channel